Basha ankohet tek Nuland për Ramën

 

Në takimin që pati me ndihmës.sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland kreu i opozitës Lulzim Basha e njohu atë me zhvillimet e fundit duke nisur me zgjedhjet e 21 Qershorit, ku sipas bashës, për fat të keq paralajmërimi i Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan u vërtetua.

“Pavarësisht thirrjeve nga ligjvënësit amerikanë që të organizohej një proces zgjedhor ku publiku dhe qytetarët të kishin besim në votën e tyre dhe mos-prekjen e votës, një proces ku të mos intimidoheshin, kërcënoheshin dhe të viheshin nën presion institucionet zgjedhore, zgjedhësit, vëzhguesit, komisionerët dhe opozita, për fat të keq, siç vërteton dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, raporti i Këshillit të Europës, vetë deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas zgjedhjeve, ishte pikërisht kjo që ndodhi” – tha basha Znj. Nuland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD vijoi më tej duke shtuar se “Pati blerje masive të votës, pati presion mbi votuesit, mbi administratën, mbi institucionet zgjedhore, mbi opozitën, mbi aktivistët. Pati përfshirje masive të kontigjenteve kriminale dhe krimit të organizuar dhe krimit ordiner si dhe kandidim të personave me rekorde kriminale pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar në tërësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti kërkuan tërheqjen e tyre, siç ishte rasti i Elvis Roshit dhe Artur Bushit në zgjedhjet që sapo lamë pas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Bashës: “Këto probleme përsa i përket mbetjes në vend të procesit të dekriminalizimit për shkak të mungesës së vullnetit nga maxhoranca, nga dyshja Rama-Meta, problem i madh i korrupsionit i cili vetëm këto 5 muaj i ka kushtuar shqiptarëve 150 milionë dollarë në tatime dhe dogana, para që duhet të shkonin për rritje rrogash, pensionesh e rritje të ndihmës ekonomike, për shkolla, qendra shëndetësore, por që në fakt janë vjedhur nga doganat dhe tatimet e shqiptarëve, pra problemet e asaj që quhet zhbërje të standardeve demokratike, prapsim i procesit demokratik, dhe probleme të krimit dhe korrupsionit, kanë dominuar pjesën kryesore të bisedës me ndihmëssekretaren Nuland”.

“Kam marrë mbështetjen e plotë nga ndihmëssekretarja e Shtetit znj.Nuland, të SHBA-ve, për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme kryesore të demokracisë shqiptare. Pikësëpari çështjen e dekriminalizimit, për të ecur përpara me axhendën tonë të dekriminalizimit në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë atë që meritojnë, një parlament dhe pushtet vendor të pastër nga personat me rekorde kriminale”, – bëri të ditur Basha.

Basha e mbylli duke thënë se “Ne sigurisht do të procedojmë me kallzimet tona rast pas rasti për ti vënë përpara përgjegjësisë penale ata që kërcënuan, intimiduan, ushtruan dhunë, ushtruan presion, goditën qytetarët e zgjedhësit, aktivistët e opozitës në këto zgjedhje dhe po kështu, do të ecim përpara me propozime konkrete të cilat do të synojnë pamundësimin e manipulimeve në shkallë të gjërë, në veçanti sa ka të bëjë me identifikimin e votuesve me karta e identitetit që u blenë e u shitën, u mblodhën në kundërshtim me ligjin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?