Basha, apel qeverisë: Të mos përsërisë incidentet
Në daljen e parë publike të tij pas mbylljes së votimeve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri apel qeverisë të mos përsërisë incidentet e ndodhura gjatë ditës në procesin e numërimit dhe të dorëzimit të kutive të votimit.
"Rëndësi ka procesi i numërimit të votave, i bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë dhunimet dhe incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin kyc të numërimit të votave dhe finalizimit të dorëzimit të votave”, tha Basha.
Gjithashtu Basha u bëri thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës.
“Inkurajoj të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ka rëndësi zbatimi me përpikmëri i leximit me transparencë në kutitë e votimit," tha Basha.