Basha: Arsimi po degradohet me emërime të personave të dënuar
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria e sotme ka degraduar arsimin, duke emëruar persona të dënuar dhe jo të aftë për profesionin e mësuesit. Ai është takuar me mësues me rastin e festës së 7 marsit.
“Në arsim, premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin, në fakt po e mban fjalën se po i çon më të kualifikuarit të ikin në Europë, duke i zëvendësuar me llumin e shoqërisë”, tha Basha duke përmendur një sërë emrash të dënuar për rryshfete.
Cilësia në arsim për kreun e PD-së, matet me investimet. “Me paratë që vendos të investojë tek pjesa më e rëndësishme e arsimt që janë mësuesit, pedagogët, statusi i tyre, siguria e tyre, ngritja e tyre profesionale. Sot gjendet në një kërcënim të vazhdueshëm. Asnjë shkollë të re , ndërsa shkollat e rikonstruktuara numërohen me gishtat e dorës. Nuk po kërkojnë luks, por shkollë për fëmijët e tyre. Shkollat ekzistusee nuk kanë laboratore, pajisjet, orenditë. Mungojnë investimet dhe programet e shpallura me pompozitet, si ai i tabletave kanë mbetur se ato premtimet boshe të këtij kryeministër”, vijoi ai.
Basha tha se tashmë për tu punësuar në arsim duhe të anëtarësohesh në PS-së, duke e quajtur një antireformë dhe jo standard. Nxënësit, vijoi ai,po përballen me pasojat e një trupe mësimore në terror, dhe se asnjë shkollë e re nuk është bërë në këto tre vite.
KOHA JONË SONDAZH

