Basha: Atentati ndaj aktivistëve tanë në zyrat e PD-së në Kavajë, tregues se Edi Rama e ka humbur kontrollin
Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë ku një mbështetës i Partisë Demokratike u plagos me armë zjarri në zyrën elektorale të PD-së, është komentuar sërish nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Basha e ka quajtur ngjarjen një “atentat” nga njerëz të Edi Ramës.
Lulzim Basha: Dua ta nis me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kavajë që është një atentat jo thjesht kundër një përfaqësuesi të Partisë Demokratikë, të Aleancës për Ndryshim, por është një atentat kundër demokracisë, e cila tregon se Edi Rama e ka humbur komplet toruan dhe kontrollin, është një tjetër ngjarje që tregon se e ka humbur kontrollin, sepse si pjesa dërmuese e shqiptarëve e ka kuptuar që në zgjedhjet e 25 Prillit që vijnë pas 5 ditësh siç thatë ju, pas 6 ditësh, ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
Ylli Rakipi: Konkretisht çfarë ishte rasti?
Lulzim Basha: Rasti ishte siç u shpjegua dhe në mediat tuaja, ishte një sulm me armë brenda shtabit elektoral të zonës, në një nga lagjet e Kavajës, ndaj një aktivisti toni, nga 3 militantë të Partisë Socialiste.
Ylli Rakipi: Janë të identifikuar ata?
Lulzim Basha: Të identifikuar tashmë. Dhe akoma më e rëndë ishte heshtja e pandërprerë deri pas mbërritjes sime dhe deklaratës sime nga Kavaja, e njeriut i cili është shkaku i kësaj gjendje ku ka mbërritur Shqipëria pas 8 vite dështimesh. Pa diskutim një akt i ndërmarrë tani në kufijtë e panikut të humbjes së toruas për të ngjallur frikë, për të na mbyllur gojën. Ndaj dua ta përsëris fare qartë dhe prerë dhe ti them në emër të të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim që koha e frikës ka mbaruar dhe më 25 prill mbaron edhe koha e 8 viteve dështim dhe përgjigjen për këtë akt kriminal, për këtë atentat ndaj demokracisë do ta marrë jo vetëm nga Kavaja por nga e gjithë Shqipëria më 25 Prill. Dua po kështu ta them fare qartë që ne e konsiderojmë këtë një akti të një grupi të kryesuar nga Edi Rama dhe dua ti ndaj veç socialistët e ndershëm.