Basha: Bandat po diktojnë vendimet politike. Mbështetje prokurorisë

Kryetari i PD, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, ka deklaruar se, banditët sot po diktojnë vendimet politike për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Lulzim Basha ka bërë me dije se, “PD do të vazhdojë të inkurajojë hetimin e çështjes së Emiljano Shullazit”.

“Do të mbështesim prokurorët me integritet që kanë shënuar një pikë kthese me arrestimin e Shullazit, por do të ndjekim edhe çdo hap hedh qeveria e Edi Ramës”, ka thënë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e ka akuzuar shefin e ekzekutivit se, ka dënuar pa asnjë bazë ligjore ish-kryeministrin Berisha, ndërsa nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje Shullazit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky kryeministër, me zë të dridhur u mundua të bëjë avokatin e Shullazit dhe bandës së tij. Frytet e para të kësaj avokatie janë frikësimi i disa dëshmitarëve”, ka thënë Basha.

Ai ka paralajmëruar se, “PD do bëjë gjithçka, në rrugë institucionale, që kjo pikë kthese e shënuar nga prokurorët të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi”.

“Të nxjerrë hapur përse në dy vjet e gjysmë Rama e vonoi këtë reformë dhe pse po e zvarrit. Rama është vënë përpara çdo qytetari të ndershëm, demokrat dhe socialist, dhe përpara partnerëve tanë, shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Basha. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?