Basha: Bashkimi i shqiptarëve sot, mbylli parlamentin

“Shqipëria e pa, bota e pa, të gjithë e panë se pamja e bashkimit të shqiptarëve në këtë shesh, mbylli parlamentin dhe pushoi Ilir Metën nga detyra e kryetarit të Kuvendit”.

Me këto fjalë e nisi kryedemokrati Lulzim Basha fjalimin e tij para protestuesve të opozitës në sheshin para Kryeministrisë.

Duke vijuar me akuzën publike se Rama dhe Meta kanë përmbysur gjithçka, se çmimi i energjisë është rritur, se faturat janë bërë të papërballueshme etj.

“Asnjë hap i vetëm për të lehtësuar qytetarëve dhe për të qëndruar në anën e tyre. Kanë arrestuar mijëra bashkëqytetarë në një vit të vetëm, njerëz të përbuzur nga qeveria e tyre. Mjerim, varfëri kudo, kurse oligarkët po mbushin xhepat. Në çdo zyrë të qeverisë ka makutëri për zhvatje sipas modelit të dyshes Rama-Meta. Dhe kur shqiptarët nuk shtyjnë dot muajin, një hall tjetër na ka zënë, tritoli kërcënon jetën, njerëzit po luten të shpëtojnë kokën. Në Shqipëri, krimi nuk ka patur kurrë lidhje më të forta më qeverinë se pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Bandat e tyre kanë dorë të lirë dhe territore dhe janë bërë të paprekshëm. Nuk dihet ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti”, akuzoi gjithashtu Basha.

Për të vijuar me përmendjen e çështjes “Doshi”, sipas të cilit, superdeputeti që deri dje i hapeshin dyert, për 6 muaj Rama-Meta kanë mbajtur të fshehur krimin ndaj tij.

“Për 6 muaj janë përpjekur që t’ia faturojnë këtë Partisë Demokratike. Eshtë bërë Pazar me jetën e dy deputetëve. Eshtë bërë shantazh dhe matje forcash. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, më e rënda e 25 viteve të fundit”, shtoi kryedemokrati.

Për t’i kërkuar publikisht kryeparlamentarit ikjen me thirrjen: Meta ik! … (vijon)

SHKARKO APP