Basha: Berisha çdo ditë me trillime dhe sulme identike si të Ramës

Për Lulzim Bashën, sjellja e Sali Berishës është si e Edi Ramës, me trillime dhe sulme të njëjta. Në Twitter, kreu i PD-së shkruan se asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD-në në një mburojë të interesave personale të ish-kryeministrit Berisha. Reagimi i Bashës vjen pasi Berisha në takimin e sotëm me demokratët në Mat, tha se kryetari i PD-së është i përfshirë në dosjen e ”Toyota Yaris” dhe se me këtë dosje Edi Rama e mban peng.

Postimi i plotë

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

https://kohajone.com/berisha-bashes-dil-e-sqaro-aferen-e-toyota-yaris-me-kete-dosje-rama-e-mban-peng/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?