Basha: Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i bindur se partia nuk po shkon drejt ndarjes dhe se 18 dhjetori është dita e bashkimit të demokratëve. Gjithashtu Basha nuk ka nguruar që të akuzojë Sali Berishën, duke thënë se po përdor demokratët për hallet e tij personale.

“Nuk ka palë në PD, ka një PD, ka një Kuvend më 18 Dhjetor, sipas vendimit të Kryesisë së PD. Ka një individ, i cili po përpiqet ta përdorë PD si mburojë ndaj halleve dhe problemeve personale që ka pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Për këtë arsye, Kuvendi i 18 Dhjetorit, do të jetë një Kuvend bashkimi i të gjithë demokratëve”,-tha për ”Tv Klan”.

Ndër të tjera, Basha e cilëson antistatutor thirrjen nga Berisha në 11 dhjetor të Kuvendit Kombëtar të demokratëve. A është i mundshëm një bashkim mes Berishës e Bashës? “Për fat të keq Sali Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?