Basha, bisedë online me diasporën: PD do bëjë realitet votën tuaj pas ardhjes në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Gjatë fjalës së tij, lideri i PD-së tha se Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve. Kryedemokrati thotë se vota e diasporës po sabotohet me qëllim nga qeveria në ikje e socialistëve, por kjo shton ai, do të frenohet nga Partia Demokratike pas ardhjes në pushtet.

“Vlerësova veçanërisht përpjekjen e tyre të drejtë dhe emancipuese për të mundësuar votën e diasporës shqiptare si dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në procesin politik, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit institucional të së drejtës, që ofron një avantazh shumë të madh për vendin.Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot”, shkruan kryetari Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?