Basha bleu audiencën e Facebook-ut nga Bangladeshi? Gjeladini: Ja sa ka paguar
Mbrëmë (e enjte, 16 dhjetor) kreu në detyrë i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar në ”Open”, dhe në facebook kishte një audiencë të lartë dhe kjo e paska një ”sekret”. Eksperti i IT, Blerim Gjeladini ka folur mbi mënyrën sesi bleu Basha ndjekësit.
Për të pati një shtim të çuditshëm të ndjekësve, dhe kjo gjë ka sjellë e investigimin e ekspertëve të cilët kanë zbuluar se e gjitha ka qënë e paguar dhe janë përdorur servera nga jashtë kryesisht nga Bangladeshi dhe ka paguar 36571 dollarë reklama.
”Ne në fakt kemi kohë që meremi me pjesën e ‘politikave dixhitale’, arsyeja se pse ndodhi ai fenomen ishte sepse gjatë kohës që ishte live stream, reagimi ishte në përqindje shumë të vogël. Janë përdorur servera nga jashtë kryesisht nga Bangladeshi dhe është hera e parë që është përdorur një gjë e tillë. Kemi matuar reagimet e të gjitha mediave sociale në vend dhe na tregon se dje portali Opinion, kur ka shfaqur postimin e zotit Berisha është postimi me më shumë reagime për dje por madje edhe sot”,-tha në ”Syri.net”.
Ndër të tjera, ai thotë edhe se Basha është ai që ka shpenzuar më së shumti reklamat në rrjetet sociale, ku janë llogaritur 36 571 mijë dollarë që ka shpenzuar dhe ka 120 postime të sponsorizuara. Sipas analizës, Basha ka edhe më shumë reagime negative gjatë ditës.