Basha: Cili Shullaz i Ramës kërcënoi arkitektin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar për mediat se pas ndërrimit të qëndrimit nga ana kreut të 1462561678bashabashapdseliaShoqatës së Arkitektëve në lidhje me projektin e stadiumit “Qemal Stafa”  fshihet Edi Rama.

Sipas Bashës, kryeminstri Rama i ka bërë një presion mafioz kreut të Shoqatës së Arkitektëve që të ndryshonte qëndrim mbi projektin e stadiumit “Qemal Stafa”.

 “Cilin shullaz dërgoi Edi Rama tek kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, për ta detyruar të ndryshonte mendje e të mbështeste projektin e stadiumit? Ndryshimi i qëndrimit të Mitrojorgjit, i cili fillimisht e kundërshtoi qendrën tregtare “Qemal Stafa” me kullën brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit të tmerrshëm që iu bë arkitektit te njohur, njesoj siç iu bë Konit e Kules”, -ka deklaruar Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?