Basha citon raportin: Pandemia nuk e ka ndalur largimin e shqiptarëve, të dytët në botë për azil
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të denoncojë ato që ai i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha citon një shkrim të revistës Monitor dhe thotë se edhe në kohën e pandemisë shqiptarët janë larguar jashtë vendit.
Pyetje që Basha ngre është: A e ka ndalur pandemia largimin e shqiptarëve? Përgjigja sipas tij është Jo.
Sipas raportit të cituar nga Basha, Shqipëria renditet e dyta në botë për azil në BE në raport me numrin e popullsinë.
Ndërkohë Lulzim Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 45 ditë.