Basha debat me gazetarin: Unë jam kryetar i PD-së. Faktet janë fakte, nuk ndaloj askënd të eci me ëndrra

Lulzim Basha thotë se ai është kryetari i PD-së. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha theksoi se KQZ, ndërkombëtarët dhe institucionet, por edhe ndërkombëtarët e njohin atë për kryetar të PD-së. Insistimit të medies se ai nuk është larguar nga detyra megjithëse dha dorëheqjen më 21 mars 2022 nga Partia Demokratike, Basha iu përgjigj duke thënë se ato janë “cic mice që u interesojnë pak njerëzve” dhe se tashmë është koha për të ecur përpara.

Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.

Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…

Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.

Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…

Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.

SHKARKO APP