Basha: Dekriminaliizimi na çliron nga malavita

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se projektligji i dekriminalizmit do të çlirojë institucionet nga personat me rekorde kriminale.

Në mbledhjen e grupit të PD­-së, Basha theksoi se ky ligj, i cili pritet të miratohet në Kuvend do të jetë një filtër ndaj të inkriminuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kemi ngritur një shqetësim irreal, por real. Projektligji i dekriminalizimit është një interes kombëtar për të hequr një prej njollave të zeza dhe për ta kuruar atë në kohën e demokracinë. Ai vendos filtrin e pakalueshëm e personave me rekorde kriminale nga postet publike. Ky ligj parashikon ndërprerjen e çdo mandati dhe heqjen e të drejtën e ushtrimit të detyrës si deputet. Nga ky ligj nuk do ketë më nga kjo kategori në piramidën e institucioneve të zgjedhura. Me këtë ligj çlirohemi nga mala­vita. Rivendoset morali i shëndoshë në gjithë shtetin.”, theksoi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, kreu i PD-­së, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të votojnë projektligjin që u dorëzua në parlament.

Sipas tij, politikëbërësit në këtë rast duhet të japin një shembull; largim i personave të inkriminuar nga postet publike.

“Kjo është betejë që e fituam me qytetarët tanë. bashkë me miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE që reaguan me ndjeshmëri të lartë, nxori në pah punën e opozitës. Në emër të PD dhe opozitës dhe emrin tim i falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuon. Ju bëj thirrje deputetëve që të japin miratimin e tyre për testin e drogës. Politikëbërësit duhet të japin shembull. Vetëdija jonë për vërshimin e personave me rekorde kriminale në administratë nuk shkrepi një ditë të bukur. U kërcënuan nga një rrezik i madh. Ky është krimi në sistem. Përmes promovimit të personave me rekorde kriminale në institucione shtetërore dhe poste publike”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?