Basha denoncon aferën e inceneratorëve me shifra: Po nxisim drejtësinë të bëjë detyrën,
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim para publikut për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.
Që në nisjes të intervistës, z. Basha tha se, SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin.
Kreu i PD tha se çështja është me interes të lartë dhe mund të bëjë publike angazhimin e burimeve njerëzore që janë angazhuar në proces.
“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.
Lideri i opozitës tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.
“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha. “Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai. /EuronewsAlbania
Gjatë një bisede në Euronews Albania kreu i PD, Lulzim Basha tregoi se si kriza e pandemisë çoi tek afera mefioze e inceneratorëve. Sipas Bashës Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë.
Ilva Tare: Sot i bëtë një pyetje publike kreut të SPAK, Arben Kraja dhe ne e pyetëm si Euroneës Albania dhe na tha se Prokuroria e Posatshme i ka të regjistruara të gjitha çështjet që keni ngritur por nuk mund të bëjë publike proceset hetimore. Përse ushtroni këtë presion të përditshëm ndaj oraganeve të reja të drejtësisë si SPAK që ju e keni përshëndetur kur është ngritur kur ata nuk mund të përgjigjen publikisht?
Lulzim Basha: Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e cdo insituticioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për diçka që sot rëndon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek incerneratorët Ilva. Nuk është se na u tek të filonim ne të merreshim me aferën e incerneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike I kemi kërkuar qeverisë të marë masa. Kemi nxjerre një plan me pexsë pika. Ky paln natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë. Gjatë kohës që ne i kërkojmë qeverisë dhe ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin epunës rritet, numri ibizneseve që falimentiojnë rritet. Numri I bizneseve që falimentojnë rritet, cfarë shohim, shohim thesarin e shteti që javë për javë ka pagesa për koncesione korruptive ku bie në sy pagesa për të ashtëquajturit inceneratorët apo djegës të plehrave dhe kjo n aka sjellë në mënyrë të natyrëshme te denoncimi i kësaj afere edhe para dy ditësh ndërkohë që përfaqësuesit tanë conin kallëzimin për inceneratorin e Elbasanit këta paguan 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për ti shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar sic po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë.
Ilva Tare: Ky ëhstë deduksion pastaj se sa mjekë mund të qëndronin nga këto kërkesa.
Lulzim Basha: Jo unë I kam me shifra mund të shikoni testet.
Ilva Tare: Do kthehemi edhe te Covidi. Dua të kthehemi te pretendimin që ju keni për kontratat e inceneratorëve
Lulzim Basha: Përpara se të kalojmë tek ajo se si kemi hyrë te kontratat.ky është një ilustrim se sa teste për banorë bëhen në rajon edhe ne vende të zhvilluara, shikoni ku është Shqipëria, një test për 26 banorë. Shikoni ku është Serbia për 7, 12 Bosnja, 9 Maqedonia e Veriut, 8 Mali I Zi, këtu jemi ne. Pse? Sepse Shqipëria nuk bën mjaftueshëm testime.
Ilva Tare: Kjo tregon që s’ka para
Lulzim Basha: Kjo tregon që në vend që të bëhen testime, gjurmime dhe të ndërpritet zinxhiri I infeksionit, qeveria harxhon lekët për inceneratorët, dhe kjo nuk është thjesht kriminale, ky është një veprim mafjoz I cili qeverinë qëduhet ti gjendej njerzve pranë në ditët më të vështira e ka kthyer në një instrument të mbushjes së xhepave të një grushti njerzish. Faktet për to ne I kemi bërë publike. Është koha që drejtësia të veprojë. Ne I kemi dëgjuar institucionet e drejtësisë të bëjnë konferenca për shtyp, të njoftojnëë se në çfarë stadi janë hetimet, të thërasin të dyshuarit kryesorë. Po I përgjigjem asaj që thatë ju. Ka dhënë ndonjë informacion SPAK-u, qoftë edhe sot pas pyetjes tuaj, se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse? Sa prokurorë janë caktuar? Sa policë gjyqësorë?
Ilva Tare: Është e regjistruar si cështje
Lulzim Basha: Është e regjistruar si cështje
Ilva Tare: Dhe nuk mund të bëhej publike për cështje hetimiore
Lulzim Basha: Mund të bëj publike angazhimin e burimeve njerzore në këtë cështje. Ku ka cështje nme interes publikë, prokuroria gjithmonë ka bërë transparencë pa dëmtuar hetimet, ndërsa sot duke qenë se dhe ne kemi informacionet tona, pavarsishtë kësaj përpjekje për të thënë që ne kemi regjistruar hetimin që më shqetëson sepse është një përpjekje për ti ikur përgjesisë, sot që flasim sipas informacioneve tona, ka veënm një prokuror I ngarkuar me tre afera që I kushtojnë shqipëtarëve 75 milionn euro dhe vazhdojnë ti kushtojnë javë për javë dhe nuk ka asnjë veprim real hetimorë. Ky është shqetësuimi ynë, sepse SPAK-u u ndërtua, u aprovua edhe me votat tona, jo për të mbrojtur por për të ndëshkuaer politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe në këtë aferë sikundër në të gjitha aferat