Basha dhe aleatët e PD takim me Soreca-n dhe ambasadorët e vendeve të BE

Një ditë pas protestës madhështore të zhvilluar dje në Bulervardin kryesor të Tiranës për shembjen e Teatrit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.

Gjithashtu, ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik.

Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.

SHKARKO APP