Basha: Dielli i shqiptarëve lind në perëndim (VIDEO)

Kreu i PD-së ka folur i pari në protestën e opozitës duke cituar vargjet e rilindësit Naim Frashëri. “Vëllezër dhe motra. Jak o ditë e uruar që lind nga perëndon… Një shekull e gjysmë më parë Naim Frashëri u kujonte shqiptarëve se dielli ynë lind në perëndim. Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e jetën, për diellin tonë që lind në perëndim”,- tha Basha.

Basha u shpreh se kjo është qeveria më anti-europaine në gjithë europën. “Kjo është beteja mes njerëzve që duan siguri dhe atyre që kanë pushtetin e krimit”.

Kreu i PD-së tha se problemi i vendit është mungesa e demokracisë dhe jo përplasjet pozitë opozitë.

Kreu i PD-së tha se në shesh “janë më qindra mijëra qytetarë”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1893653797352459/

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Sot nga ky sheh i kapur si kurrë më parë dëshmojnë se nuk e pranojmë autokracinë, krimin dhe

drogën, ne dëshmojnë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar!

(Thirrje nga protesta: Rama ik! Rama Ik! Rama ik!)

Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune që hapi kjo qeveri qenë fushat e drogës, e vetmja mirëqenie që krijoi qe luksi i shfrenuar për veten e saj. Iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që solli qe mbrojtja e kriminelëve. Ndaj shqiptarët po largohen çdo vit dhe qindra mijëra të tjerë ëndërrojnë të ikin!

Në vitet 90 shqiptarët ikën ndërsa sot ata po dynden drejt botës sepse nuk besojnë se nuk do të ketë më shpresë.

Shpresën që nuk e vrau komunizmi, e vrau Rilindja që është shprehje, projekt i një njeriu, urrejtës njerëzor, përçmues. Etja për pushtet, megalomania e injorancës, e futi vendin në zhytje dhe prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi 4 gjëma antikombëtare dhe antieuropine:

Mbi zëvendësimin e Kushtetutës me sundimin personal dhe të korruptuar; mbi përqendrimin e  pasurive të vendit në pak duar;

mbi propagandën e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja nuk degradoi rrugës po ishte që në fillim një projekt për pasurim personal të një individi dhe grusht lakejsh.

Pas 5 vitesh pushteti nuk buron nga vota po nga paraja, forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti buron nga mashtrimi ndaj nuk është më pushteti i njerëzve po i një pakice të zhytur përditë e më shumë në krim, që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve, që prodhon propagandë dhe mashtrime për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal dhe të korruptuar.

SHKARKO APP