Basha: Dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron
Koalicionit opozitar i shtohet Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë. Vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetari i LDE-së Arjan Galdini dolën në një deklaratë për median paraditen e sotme.
Basha tha se partitë të tjera kanë shprehur interes t’i bashkohen koalicionit opozitar dhe se PD është e hapur për koalicion.
“Përsëris ftesën për këdo që ndihet në opozitë me të keqen Të bashkojmë forcat, sepse së bashku mund dhe do t’ia dalim të zbrapsim të keqen”, tha Basha.
Teksa i pyetur për takimin me Ramën u shpreh: “Do të kemi kohe për të diskutuar për këtë gjë”.
Duke iu referuar prononcimit të Ramës për Roshin, Basha e quajti fyerje për shqiptarët.
“Roshi nuk është modeli i shqiptarëve në emigracion. U them qytetarëve se dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

