Basha: Ditët e kësaj qeverie, të numëruara. Dështimi i Edi Ramës, jo faj i BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët menjëherë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, deklaroi se ai është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e BE-së lidhur me procesin e furnizimit të Shqipërisë me vaksinat anti-Covid.

Teksa u shpreh mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të BE-së, Basha  theksoi se dështimi i Edi Ramës, jo faj i BE-së.

“Për 97% e shqiptarëve taksat u rritën. Shqipëria, ndihmën më të vogël për ekonominë dhe qytetarët. Ditët e kësaj qeverie, të numëruara. Tirja i qeverisë u ka marrë paratë shqiptarëve. Tirja i qeverisë, paratë për një grusht miqsh. Nuk mund të fajësojë BE-në. Koha për ndryshim. Ne kemi një plan për ringjalljen e ekonomisë. Bashkë me BE-në, do të ringremë sipërmarrjen shqiptare. Të gjithë e dimë që Rama ka dështuar. Ka shpresë, ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e rritjes dhe zhvillimit”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

SHKARKO APP