Basha do shmangi fushatën për Tiranën

 

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, do të një angazhim të drejtëpërdrejtë të tij për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ndërsa do të përqëndrohet kryesisht në fushatën e kësaj në rang kombëtar.

Në këtë mënyrë duket se Basha po shmang përgjegjësitë të një humbjeje të pritshme në zgjedhjet vendore për Tiranën, ndërsa fatura e përgjegjësisë pritet ti kalohet grupit të punës dhe kandidatit tashmë të zyrtarizuar Halim Kosova.

Burime nga PD konfirmojnë se Basha do të jetë prezent vetëm në takimet prezantuese të kandidatit Halim Kosova, ndërsa përgjegjësia për fushatën do të jetë e grupit të punës të ngritur dhe që drejtohet nga deputetët e deleguar sipas degëve të kësaj partie në Tiranë.

Mësohet se kreu demokrat  gjithashtu ka kërkuar angazhimin e kandidatëve të propozuar për Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët do të jenë pjesë e strukturave të fushatës për kryeqytetin.

Burimet nga PD konfirmojnë se Basha do të përqëndrojë energjitë për Bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës, ku pritet që ai të ketë një intensitet më të lartë takimesh në krah të kandidatëve që garojnë për bashkitë e këtyre qyteteve. /

SHKARKO APP