Basha: Do të mbështesim protestat, ky është fundi Ramës
Pas përfundimit të protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe u mbështet nga mijëra qytetarë, kreu i PD-së, Lulzim Basha është larguar në drejtim të selisë, ndërsa ka premtuar se do të vijojë që të mbështesë protestat e artistëve dhe të qytetarëve.
“Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe çlirmtar. Unë dhe PD-ja i qëndrojmë kontratës për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte si ishte dhe dërgimin para hekurave të atyre që janë përfshirë. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionët eurot e shqiptarëve, koha e tyre po mbaron. Nuk do të ketë një tjetër aferë 30 mln euro për 1 apo 2 oligarkë”.