Basha: Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën (VIDEO)
Përmes një video ku janë përmbledhur përgjimet e lidhjes së qeverisë ”Rama” me mafien, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se opozita kur të vijë në pushtet pas 25 prillit, do të presë këto lidhje. ”Do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”,-shkruan Basha.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”,- shkruan Basha në reagimin e tij.