Basha: Droga e Artur Bushit në Krujë u kap falë punës së SHISH dhe Prokurorisë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të policisë në Krujë, ku u sekuestruan 1.2 tonë kanabis në fshatin Derven.
Basha deklaron se droga ishte e kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe se u kap falë punës së SHISH dhe Prokurorisë, duke mos përmendur policinë.
“1.2 ton droge të Artur Bushit u kapen sot falë punës së përbashkët të SHISH dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falënderoj punonjësit me integritet dhe kurajë të këtyre dy institucioneve”, thekson Basha.
Droga e kapur në Krujë ishte në kapanone në proces tharjeje, ndërsa pohohet se ka edhe persona të ndaluar.
KOHA JONË SONDAZH

