Basha: Durimi i njerëzve ka kufi

Lulzim Basha ka reaguar për shpërndarjen e legalizimeve falas nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Rama i ka mashtruar qytetarët, pasi sipas tij, legalizimet jo vetëm që nuk janë dhënë falas, por janë shtrenjtuar.

Ai thotë se durimi i njerëzve ka kufi dhe sipas tij, ka ardhur kohë për të shkulur të keqen nga vendi.

Asgjë e re nga fronti i mashtrimit.

Kryeministri u kthye në vendin e kryemashtrimit për legalizim falas dhe nuk ja bëri goja të thote "më falni që ju mashtrova".

As legalizime falas, as ulje taksash, as ulje çmimi për energjinë, asnjë vend të ri pune për be.

Rrena boll, dhe shkatërrim pa kufi.

Legalizimet më shtrenjte, taksat u rritën për herë të dytë, çmimi i energjisë u rrit, papunësia dhe varfëria po ashtu.

Vajmedeti vjell vrer kundër opozitës, i tund prangat popullit, por ditët e pushtetit kanë filluar ti numërohen mbrapsht. Durimi i njerëzve ka një kufi. Koha ka ardhur ta shkulim të keqen me rrenjë”, thotë Basha.

SHKARKO APP