Basha: Dyshja Rama-Meta, nuk ka asnjë interes për punësimin

 

Në takimet me banorët e Kënetës, Katundit të Ri dhe Sukthit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se mazhoranca jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, pas ardhjes në pushtet  por hodhi poshtë në parlament çdo amendament të propozuar nga PD-ja për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave dhe të çmimeve duke e zhytur vendin në krizë. – “Opozita paraqiti amendamentet për uljen e taksave për biznesin që punëson të rinj dhe e votuan kundër, siç votuan kundër amendamentin tonë para tre muajsh për uljen e çmimit të energjisë; siç votuan kundër amendamentin tonë për uljen e çmimit të naftës. Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë, ky nuk është drejtimi i duhur për njerëzit, ky është drejtimi i duhur vetëm për një grusht njerëzish që kanë vendosur të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin e më të varfërve, në kurrizin e taksapaguesve, në kurrizin tuaj”, theksoi zoti Basha në Durrës.

Kryetari i PD-së ka shpalosur në Durrës ofertën e Partisë Demokratike, e cila, sipas tij, do t’u sigurojë qytetarëve mirëqenie, punë dhe dinjitet, duke nisur me uljen e çmimit të energjisë dhe taksat, duke vazhduar me taksën e qarkullimit.

-“Punësimi juaj nuk është prioritet i qeverisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës, punësimi është prioriteti im dhe i PD-së”, bëri të ditur kryetari i demokratëve.

SHKARKO APP