Basha e mbyll vitin me imazh të ri
Nga Daniel Muçaku-
Lulzim Basha ka plot gabime në këtë vit që po ikën. Gabime që vijnë nga vite rrjesht. Por Basha nuk mund të akuzohet kurrsesi si i lidhur me grupet kriminale, ndërkohë që të tjerë hanë darkë me ta dhe ndajnë pazaret.
Përceptimi publik deri me datë 9 shtator ishte si një Lul nën urdhërat e plakut Berisha. Pas kësaj date kemi një Lul Bashë tjetër; stoik, i tjetërsuar në buzëqeshje, vendimmarrës deri në ekstrem, por edhe trim.
Kur e pa se Berisha nuk ndalonte në sulmet e tij dhe në akuzat shumë të egra, Basha nxori dhëmbët. Tregoi se nuk don t’ia dijë për Saliun dhe presionet.
Shumë hamëndje qarkullojnë për Bashën, porse në raport me Berishën tregoi trimëri, nuk u drodh.
Berisha me datë 8 janar do të sulmojë selinë blu që të nxjerrë përjashta Bashën. Ky i fundit tha: Bujrum, hajde po ta mbajti pasi atë ditë do të jem në zyrë!
Basha mund të kishte vepruar ndryshe kur vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Ndonëse edhe Saliu mund ta kalonte me sportivitet dhe prapë PD-ja do ta mbronte në sallën e Kuvendit kur të sulmonte kryeministrin Rama.
Se kush ka të drejtë; Berisha apo Basha, mbetet me njëmijë përgjigje!
Një gjë tregoi viti 2021 se Lulzim Basha e mbyll si një tjetër njeri; e mbyll si luftëtar!

KOHA JONË SONDAZH

