Basha: Ekonomia në kolaps, vetëm biznesi i Ramës me oligarkët është fuqizuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij sa i takon sektorit të ekonomisë në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha thekson se i vetmi që është fuqizuar, është biznesi i tij persona me të inkriminuarit dhe oligarkët.

Teksa qëndron në linjën e akuzave lideri demokrat shton se çdo biznes tjetër është nëpërkëmbur. “Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”,- shkruan Basha.

SHKARKO APP