Basha: Fakte tronditëse! Këto 2 javë Rama ka dhënë 52 milionë euro pagesa e tendera për miq
Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se pas pak nga selia e PD-së do publikohen fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.
“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh😕 shkruan Basha në një postim në Twitter.