Basha falenderon të rinjtë vullnetarë: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar vullnetarët, të cilët janë angazhuar në fushatën e PD. Gjatë një takimi të shkurtër me ta, Basha u shpreh se numri e tyre ka shkuar në 60 mijë.

Kryedemokrati Basha u shpreh se ndryshimi do të ketë “fytyrën e tyre”.

Në Facebook, Basha shkruan: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj! Falenderoj nga zemra të gjithë vullnetarët për punën që po bëjnë, për të sjellë ndryshimin që po e presin të gjithë shqiptarët.

SHKARKO APP