Basha: Faqja e zezë dhe turpi i zi që ministri i rendit është bërë njësh me banditët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar sot qeverinë për lidhje me krimin, për gradimin e kriminelëve në poste por edhe deri në parlament, sëc tha ai. Duke përmendur një shprehje popullore për rastet e tritolit, Basha tha se kush fle me qenin zgjohet me pleshta.

“Faqe e zezë për atë që riktheu të inkriminuarit në krye të rendit! Faqe e zezë për gradimin e kriminelëve dhe trafikantëve me poste deri në parlament. Faqe e zezë për kryeministrin që urdhëron dhunën kriminale kundër opozitës dhe mbron dhunuesit-banditë. Faqja e zezë dhe turpi i zi që ministri i rendit është bërë njësh me banditët. Faqja e zezë që në një vit e kthyet Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thotë populli”,- shprehet Basha.

SHKARKO APP