Basha flet me emra për mafian e plehrave: Janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Klodian Mërtiri
Kryetari i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta mbi Kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhimin dhe keqqeverisjen e vendit nga ana e tij.
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme me gazetarët që u mbajt të enjtenn në selinë blu, ku në fokus ishin kriza ekonomike dhe kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Basha tha se vendi është në kolaps të vërtetë. Sipas tij zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes së Shqipërisë i hartuar nga ekspertët e PD-së është domosdoshmëri.
“U shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve të viktimave të COVID-19! Shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre. Plani me 5 pika, përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë. Plani me 5 pika, jo përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit. Vendet e tjera po ndalin edhe investimet e pastra publike; kjo qeveri dhe ky kryeministër vazhdon të vjedhë fondet publike. Një pjesë e medias po censuron denoncimet për mafian e inceneratorëve: Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Klodian Mërtiri. Kosova u jep sot bizneseve 60 milion euro, Shqipëria nuk u jep pensionistëve një shtesë mujore prej 20 mijë lekësh. I bëj thirrje medias: refuzoni paratë e mafias dhe denonconi aferën e mafias së plehrave! Nga 75 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to. Thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milion euro të mafias së plehrave. Ndërkohë që nr i viktimave shtohet nga COVID-i, kryeministri vjedh paratë e shqiptarëve. Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milion, ose të japin dorëheqjen. Me urdhëra për të vënë maska dhe larë duart, duan të lajnë duart nesër kur infeksioni të shkaktojë më shumë viktima. Përgjegjësia e qeverisë është që të ndihmojnë njerëzit pa ardhur më e keqja. Plani me 5 pika, rritja e numri të testimeve në 2500 në ditë. Plani me 5 pika, mbulimi i paketës së mjekimit ambulator për të sëmurët në shtëpi. Plani me 5 pika, sigurimin e pajisjeve spitalore dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët e familjes dhe spitalet rajonalë. Dy spitale me COVID në kolaps total, spitalet rajonale nuk janë gjëkundi. “, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.