Basha flet pas takimit me delegacionin e OHDIR-it: Raporti i OSBE fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përfundim të takimit me delegacionin e OSBE/OHDIR u ndal në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“U lodhët? Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi. Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Ky është një sistem kriminal që përbhet nga njerëz të tillë. Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhje me ato që rekomandon OSBE.”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?