Basha flet për qeverinë e re: Fatkeqësi kombëtare!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me votimin e qeverisë së re në Kuvend mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha e quajti kabinetin Rama 3 një fatkeqësi kombëtare, ndërsa shtoi se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi.
“77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qellmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë”, tha Basha.