Basha flet për rimëkëmbjen ekonomike: Plani duhet zbatuar tani, kostoja është 312 mln euro

Propozimet e Bashës

  • Cek mujor prej 16 mijë lekë në muaj shtese për papunësisë
  • Krijimi i Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike
  • Çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për per pensionistet
  • 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në Çim Peka LIVE tha se ka vendosur të fokusohet te ekonomia pasi vendi është në prag të një kolapsi.

Sipas tij, plani me 5 pyetje për rimëkëmbjen ekonomike nuk është plani ekonomik i PD për katër vitet e ardhshme.

“Plani për pas 25 prillit është diçka tjetër,” tha Basha.

Sipas tij, është e nevojshme që plani i rimëkëmbjes të zbatohet tani.

“Sot çfarë do të bëjmë, sot çfdarë do të bëjë i papuni që nuk sjell ushqimet në tavolinë, çfarë do të bëjë biznesi, çfarë do të bëjë ai që ka humbur punën.

Nuk janë këshilla, është një plan pasi prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit dhe kemi propozuar një plan realist. Po të ishim sot në krye të vendit, do e zbatonim.

Kosto totale është afro 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj. Pas 25 prillit, PD ka një plan edhe për përballjen me pandeminë, por edhe për ringritjen e ekonomisë,” tha Basha.

SHKARKO APP