Basha flet për takimin me Escobar: Po planifikoj vizitën për në Uashington!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit të tij me zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka konfirmuar se do të zhvillojë një vizitë në Uashington.

Ndër të tjera Basha është shprehur se temë diskutimi ka qenë çështja e pandëshkueshmërisë dhe politika e shpalljes së non gratave, por që për vendimet e DASH do të flasë vetë Escobar.

“Çështja e pandëshkueshmërisë dhe politika e “non grata” ishte çështje e ndëshkueshmërisë ndërsa qëndrimet e Departamentit të Shtetit do të thuhen nga Escobar. Është një ftesë e përsëritur dhe po planifikoj një vizitë për në Uashington, për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe dërgimin para të reformave”, ka thënë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?