Basha-FMN: Taksat e rritura, shkatërrim për ekonominë

Basha tha se nuk ka një reform ë në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur cmimin e energjisë, duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, pasi janë pa punë dhe në mjerim ekonomik.

Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu ka shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës që tregon qeveria në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.

“Eshtë vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet cmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjensi shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje çmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje çmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet çmimi”, u shpreh Basha.

Basha u kujtoi gjithashtu përfaqësuesve të FMN se qeveria erdhi në pushtet me premtime si; ulja e cmimit të energjisë, heqja e TVSH-së për energjinë, por nuk bënë asgjë përkundrazi e rritën cmimin e energjisë.

Duke u ndalur në buxhetin e vitit 2015, kryedemokrati Basha u shpreh i shqetësuar për faktin se janë rritur shpenzimet qeveritare ndërkohë që janë ulur investimet, janë ulur fondet për mbështetjen sociale, nuk është shtuar numri i infermierëve apo mësuesve, por i policëve dhe i punonjësve të INUK.

Në fund, ai tha se rritja e re e taksave është e papranueshme ndërkohë që rritja e një viti më parë ka dhënë pasoja dramatike në ekonominë e vendit. Një rritje e re do të thellojë recesionin e do të ketë pasoja katastrofike.

 

SHKARKO APP