Basha fton Ramën, Metën dhe Topin, sot festa e themelimit të PD-së
Partia Demokratike feston sot 25 vjetorin e krijimit.
Pritja e organizuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbahet në pallatin e Kongreseve, ora 17.30.
Një ftesë mësohet se ka shkuar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, si dhe kreunt të Kuvendit, Ilir Meta. Por është ftuar dhe kreu i FRD-së, Bamir Topi, ish-presidenti i Republikës.
Por vështirë se Rama dhe Meta do të shkojnë në festën e demokratëve.
Nuk përjashtohet mundësia që ata që dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këtë ceremoni.
Kjo festë organizohet, pas protestës së 8 dhjetorit ku pati edhe incidente dhe akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

