Basha: Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Vettingu në politikë thyen bashkëpunimin politikë-krim-oligarki

Basha thekson se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Ai thelson se Vettingu në politikë thyen bashkëpunimin politikë-krim-oligarki.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu i PD.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
26d1782e D5c1 47c8 91a8 86431692fbad

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?