Basha gati ekipin e ri, zbulohen lëvizjet në PD ja çfarë pritet të ndodhë nesër
Ndërsa pushimet e verës po mbarojnë, shtatori duket se risjell në skenë politikën shqiptare, dhe lëvizjet e tyre të radhës.
Nga njëra anë në kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme pritet të shpallet qeveria e re, ndërsa sot është mësuar se në datën 2 shtator, PS do të mbledhë Asamblenë.
Por, ndërkohë, lëvizje priten edhe në Selinë blu.
Ditën e hënë, Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet pasuesi i Bujar Nishanit, Kryesia e re, Sekretariatet, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.
Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thuhet se:
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.”
KOHA JONË SONDAZH

