Basha godet paktin e 2008: Ato ndryshime Kushtetuese s’i përshtaten nevojës për demokraci. Duhet reformim rrënjësor
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, tha edhe se ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci.
“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-es nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, theksoi Basha.
Thelbi i kësaj marrëveshje në vitin 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor në vend, nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e shumicës së deputetëve në një sistem rajonal proporcional që është ende sot në fuqi. Ndër të tjera, Basha theksoi se do të ketë dhe një angazhim për reformë zgjedhore e territorialenë vend, që i cilësoi si të “domosdoshme për shoqëri demokratike”.