Basha: Grabitja në Rinas tregon se shteti ka rënë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në Rianës, ky dyshohet se janë marrë 3 milionë Euro. Në një postim në Facebook, Basha thotë se grabitje në zonën që duhet të jetë më e sigurta në vend dëshmon se shteti ka rënë.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

“Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi ska kufinj, ka mbrojtje, ka liri. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/1175975762453603

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?