Basha: Grida, “cunami” i PD që do sjellë ndryshimin. Askush s’mund ta prekë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të Grida Dumës në Durrës, ku disa militantë kundërshtarë sulmuan grupin e saj të punës me gurë.
Ipranishëm në Durrës ku ka prezantuar Grida Duma përpara banorëve të lagjes 9-të, Basha tha se "Askush nuk mund të prekë “cunamin” e Partisë Demokratike që do sjellë ndryshimin”.
Basha i kërkoi Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për çështjen, pasi akuzoi se prapa saj fshihej Vangjush Dako, kandidati i PS-së.
“Vangjush Dako po sulmon me banda fushatën e PD. Kjo tregon frikën nga shembja e pushtetit që mban. Mos guxoni të prekni të rinjtë tanë, pasi do ju dalë zjarri në çati. Fitorja e Dumës në Durrës është e pashmangshme”, theksoi Lulzim Basha.