Basha hap fushatën në Korçë: Filo qyqari nuk mund të blejë votat tuaja

 

Lulzim Basha ka vijuar akzuat e tij ndaj qeverisë Rama- Meta, ku ka theksuar se ata i kanë braktisur qytetarët.

Gjatë fjalës së tij në protestën e Korçës, Basha tha se PD mbetet alternativa e duhur për qytetarë, për t'i shpëtuar ata nga papunësia dhe skamja ku i ka zhytur kjo qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka punë në Korçë, nuk ka mirqenie në Korçë dhe besimi ka humbur në fytyrat e të rinjvë të Korcës, burrave dhe grave të Korcës. Nuk shohim më melankolinë e serenatave të dikurshme, por skamjen, vrafëria është sëmundja më e keqe dhe ka hedhur rrënjë këtu në Korcë. Dhimbja është një burim i mirë diturie, mësimi për të gjetur, për të vënë gishtin pse erdhëm këtu? Vuajtja e korcarëve na bën sycelët për të parë brumin e papunësisë, autorët e të cilëvë janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata janë autorët dhe askush tjetër sepse kanë 2 vjet që sundojnë qytetarët, ndërsa vetë janë kredhur në kënaqësitë perverse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata sot kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgje dhe nuk mund të kenë asgjë sepse nuk kanë me vetë korcarët dhe nuk kanë me vetë qytetarët. I braktisën ata shqiptarët, të verbuar pas luksit dhe korrupsionit, janë të mjerë dhe nuk e kuptojnë se ky shesh është pasuria më e madhe, është shpirti i lirë që kërkon punë dhe dinjitet. Ky shesh, ju korcarët e ndershëm, ju jeni Shqipëria e vërtetë, e gatshme për t’i treguar vendin kopjeve dhe “filove” të tyre.

Premtuan drejtësi, por po ju marrin shpirtin të pamundurve që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe i rrahin shpatullat deputetit të tyre që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij.

 Basha prezantoiedhe  kandidatin e PD-së për Bashkinë e Korçës, Rektorin Gjergji Mero dhe kandidatin për Bashkinë e Maliqit doktorin Xhevdet Belishta. Ai i bëri apel qytetarëve të Korçës që të votojnë kandidatin e PD-së.

 Ciraku Filo qyqari nuk mund te blejë votat tuaja, ju do t’i thoni ndal, jo, stop. Ne vijmë me birin e kësaj krahine me njeriun e dijes dhe kulturës, profesor Gjergji Mero. Ora e të vërtetës po vjen, Korca ka nevojë për qeverisje të re, ne dalim hapur para korcarëve, votoni për Meron, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve tuaja, për njeriun e përkushtuar jo ndaj shefit e shefit të shefit, por për qytetarët, për ju”- u shpreh Basha.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero premtoi se do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e qytetit nëse vjen fiton në zgjedhjet e 21 qershorit. “Ju betohem se do ta ndryshojmë të sotmen e do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Ju më mirë se kushdo jeni të ndërgjegjshëm për vështirësinë në të cilën po jetojmë, të rinjtë po e ndjejnë se nuk kanë të ardhme të sigurt e po e braktisin qytetin, qytetarëve përballen me dhunën e arrogancën e pushtetit lokal e qendror. Interesat e një grupi individësh prevalojnë mbi nevojat tuaja. Së bashku t'i japim qytetit më të mirën mbi një kontratë larg sektorializmave politike.”- u shpreh Mero.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?