Basha: Heqim taksën Rama, 240 lek/litër karburant
Gjatë një vizite që zhvilloi në një fasoneri në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i njohu ata me programin qeverisës të PD-së që do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Sipërmarrësit kërkojnë mundësi për të shtuar vendet e punës. Biznesi, thirrje për të krijuar mundësi për të rritur pagat.
Nafta më e shtrenjtë në Europë pas Suedisë. Plani ynë, rritja e pagës minimale në 300 euro. Pagën do e rrisë tregu, jo qeveria. Të gjithë njësoj para ligjit.
Heqim taksën Rama, 240 lek/litër karburant. Ulim taksat, më shumë kapital për sipërmarrjen”, deklaroi Basha.