Basha homazhe te “Nënë Shqipëri”: Sakrifica na frymëzon për bashkim e demokraci

PD-ja vijon t’i festojë më 28 nëntor ditën e pavarësisë dhe çlirimit të vendit. Kryetari Lulzim Basha zhvilloi homazhe te monumenti “Nënë Shqipëri”, ku prehen të rënët e luftës për liri.

Basha tha se sakrifica e tyre frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?