Basha: Hurin do ta tregojnë shkodranët shumë shpejt
“Hurin do ta tregojnë shkodranët shumë shpejt, burracak”. Ky është komenti i kreut të PD-së Lulzim Basha pas komenteve që ka bërë ditën e sotme kryeministri Edi Rama në qytetin e Shkodrës, ku ishte në një takim.
Rama gjatë ditës së sotme në një takim me dyer të mbyllura me socialistët në qytetin e madh të veriu, është shprehur se “duhet të fitojmë Shkodrën sepse Voltana Ademi është një hu”.
Për këto thënie të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe kreu i PD-së lokale, Ramiza Çobaj.
“Edi Rama nuk zhgënjeu as sot me vizitën në Shkodër për të treguar harbutërinë e tij dhe në veçanti kompleksin ndaj grave.
Shfrimi i tij prej laci ndaj Kryetares së Bashkisë Shkodër, e cila para një jave ia përplasi në fytyrë, nuk ka për ta ndihmuar aspak në betejën e tij të humbur me Shkodrën dhe qytetarët e saj.
Kjo harbutëri dhe urrejtje e tij ndaj Shkodrës rrit përbuzjen e neverinë ndaj një racisti, që jo vetëm i diskriminon dhe ndëshkon shkodranët, por edhe i fyen ata paturpësisht.
Shkodranët kanë dinjitetin e tyre për të përballur të tillë maskarenj, por kur duhet dhe kur e lyp nevoja, i marrin në hu këta zaberhane, pa qenë nevoja të presin zgjedhjet….”, shkruan Çobaj në Facebook.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/1241142425936936
KOHA JONË SONDAZH

