Basha hyri dhe doli në Laç pa ndeshur ndonjë nga demokratët e Saliut

Nga Daniel Muçaku-

Lulzim Basha ishte sot pasdite në qytetin e Laçit. Në një sallë plot me njerëz. Ndërkohë, sipas BW, Basha kaloi nëpër rrugët e qytetit të Laçit me nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht deputet në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj. Nuk pati parulla apo kundërshtues ndaj tij, vetëm një përsoni që bërtiste me një birrë në dorë “Basha, ik!”.

Ishte paralajmëruar nga segmente berishiane se Basha të mos guxojë të hyjë në qytetin e Laçit se do të gjejë belanë. Por Basha hyri, shëtiti dhe iku pa patur probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në sallë tha se ”Fakti që jeni sot kaq shumë, tregon se PD-ja në Lezhë po ringrihet. Kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën. Ai është burrë që nuk i dridhet qerpiku, që përballet me rrezikun dhe i del për zot PD-së. Eshtë i gatshëm të bëhet kryeministër. Nuk ka përmbyllje të tranzicionit pa nxjerrë jashtë personazhet e tranzicionit”- theksoi deputeti i PD-së, por tani edhe si numri dy në Selinë Blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha do të përballet me 6 mars me zgjedhjet e pjesshme vendore. Nëse ai merr Shkodrën tregon se po forcohet, por duket paksa e vështirë kur do të ketë përballë Berishën. Edhe LSI kundër. Mbetet të shikohen emrat kandidat për kryebashkiak në Shkodër për të shikuar se nga anon fitorja, kur sistemi tashmë bërë katërpolar, PS-Basha-Berisha-LSI.

Me sa duket përfundimisht PD-ja është ndarë në dy pjesë dhe cili ka pjesën më të madhe do të duket me 6 mars në darkë vonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?