Basha i jep Açkës postin si kreu i grupit të PD-së, Berisha: Skenar i hartuar në zyrat e Ramës!

Sot në seancën plenare në Kuvend, kryetarja Lindita Nikolla bëri me dije se Lulzim Basha, ia ka deleguar deputetes Flutura Açka, postin si kreu i grupit të PD-së. Kjo nxiti tensione në sallë. Sali Berisha tha se ky është një akt i diktuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Lulzim Bashën e konsideroi thjesht si një peng që zbaton skenarët, që sipas tij, hartohen në zyrat e Kryeministrit.

“Është gjithçka një akt i diktuar nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjeve të Parlamentit dhe Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët, të cilat hartohen në zyrat e Ramës.

Parlamenti ka një rregullore dhe ajo është ligji i funksionimit të institucionit që voton ligje. Ajo rregullore përcakton si kristali se kreu i Grupit Parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar. Me asnjë akt përveçse me votimin e deputetëve të PD nuk mund të zëvendësohet kreu i Grupit Parlamentar”, u shpreh për ”A2 CNN”.

SHKARKO APP