Basha i kthehet Ramës: Autokratët e korruptuar të Ballkanit ia hedhin fajin BE-së për dështimin e tyre me negociatat
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në “Forumin e Prespës” ndërsa foli për moshapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë.
Përmes një postimi në Twiter Basha thekson se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin te BE-ja.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.
Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.