Basha i kthehet Ramës: Je katastrofa jonë kombëtare! Rrite borxhin publik e largove 500 mijë shqiptarë nga atdheu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e borxhit publik dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Përmes një videoje në Facebook, Basha thotë se borxhi publik, gjatë qeverisjes së Ramës është rritur në nivele shumë të larta, ndryshe nga sa kishte premtuar.

Ju kujtohet Edi Rama, premtoi uljen e borxhi publik! Vazhdojmë me angazhimin tjetër, për borxhin! Deficit dhe borxh publik nën kontroll. Krejt e kundërta ndodh! Prej 2013, borxhi u rrite me 3.25 miliardë euro. Rama ka dështuar! Sot Shqipëria është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën për të shylyer gjithë borxhet që ka marrë kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret Ne do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën“, shkruan Basha.

Më tej, Basha shton se kjo qeveri nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka larguar shqiptarët nga vendi i tyre.

500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës, hoqën dorë nga shpresat, humbën besimin dhe nuk panë më të ardhme në këtë vend. Politikat e Ramës bën që brezat e ardhshëm të zhduken dhe as nuk e kanë në plan që të t’i rikthejë. Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira, kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja se sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë. Ai është katastrofa jonë kombëtare. Ne do të sjellim punë dhe mundësi të reja, ne do të kthejmë shpresën në këtë vend dhe ata që janë larguar prej tij”,- shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.

SHKARKO APP